Historiku i Departamentit te Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek


Pikënisjen për krijimin e Departementit të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek duhet kërkuar diku në mes të viteve 1980. Filloi si katedër formale e Gjuhës së Re Greke në Universitetin e Gjirokastrës dhe ishte pasojë e marrëveshjës kulturore midis Greqisë dhe Shqipërisë nënshkruar në Tiranë me 1984. Qëllimi i katedrës ishte kualifikimi i mësuesve minoritarë grek në shkollat në gjuhën amtare të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Departament i pavarur universitar me drejtim mësuesi për Gjuhë dhe Letërsi Greke, u themelua në vitin akademik 1993-94 me vendim nr. 435 prot., datë 03.09.1993 të Këshillit të Ministrave.

Inisiativa për çeljen e Departamentit të Gjuhës, Letërsisë Greke i takon përgjegjësit të Katedrës egzistuese Minella Haxhi dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kërkesën drejtuar Këshillit të Ministrave për çeljen e tij e nënshkruan 23 pedagogë të Universitetit të Gjirokastrës me kombësi shqiptare e greke.

Modeli i programit të studimëve u zgjodh ai i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe duke i bërë përshtatjet e duhura në bazë të veçorive të Departamentit  të Gjuhës dhe Letërsisë Greke. Përmbante 39 lendë, 85 përqind e të cilave në gjuhën greke.

Gjatë 22 viteve të jetës të rrugës së tij të deritanishme programi i studimeve ndryshoi 6 herë.

Sot, në kuadrin e legjislacionit shqiptar, i cili adoptoi për universitetet Marrëveshjen e Bolonjës jep diplomë trevjeçare Bachelor në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek dhe diplomë MASTER profesional për Mësues në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek…

>>> LEXO ME SHUME
  • GJIROKASTRA
  • DEPARTAMENTI
  • UNIVERSITETI

Pershendetja e përgjegjësit të Departamentit  

z. Panajot Barka.


Më gëzim ju mirëpresim në faqën e internetit të Departamentit të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës-Shqipëri. Qëllimi i kësaj faqeje është informimi juaj në lidhje me Departementin tonë, me punën e tij në fushën e arsimit, të kërkimit shkencor dhe në përgjithësi të punës së tij akademike. Në të do të gjeni informacion për programet e studimit të Departamentit, strukturën e personelin e tij akademik, për veprimtarinë e këtij personeli dhe të studentëve të tij.


 Duke vizituar faqen tonë të internetit do të vini re se Departamenti i Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës, përbën një veçori universitare të rallë. I inkuadruar në universitetin publik të Gjirokastrës dhe duke respektuar parimet universitare dhe ligjet e shtetit shqiptar, Departamenti është plotësisht i përkushtuar në kultivimin e identitetit të tij, i cili është drejtpërdrejt i lidhur me arsimin në gjuhën greke dhe kulturën e minoritetit etnik grek në Shqipëri, ashtu si edhe me studimin, njohjen dhe promovimin e qytetërimit grek, -lokal dhe në përgjithësi- për studentët e tij dhe për publikun më të gjerë.


 Egzistenca, funksionimi dhe sukseset e Departamentit përbëjnë për universitetin publik shqiptar dhe palën shqiptare, një vlerë të çmuar. Për palën greke përbën departament universitar të vetmin në llojin e vet, që Greqia ka nëpër botë. Departamenti ynë nuk i drejtohet, as një auditori të huajsh, as komuniteteve emigrantesh grekë, por i drejtohet komunitetit...

>>> LEXO ME SHUME
  • LIBRA - BOTIME
  • ARTIKUJ
  • REFERIME
  • PUNIME PASUNIVERSITARE
  • PERS. AKADEMIK
  • 15 VJET DEP.       (VIDEO)
1_Plani mesimor master profesional 2013-2014.pdf

PROGRAMI I STUDIMIT MASTER

2_kurrikulat master.pdf

STRUKTURA DHE QELLIME MASTER

1_plani meismor bachelor2013 - 2014.pdf

PROGRAMI I STUDIMIT BACHELOR

3_Kurrikulat bachelor.pdf

STRUKTURA DHE QELLIME BACHELOR

Drame - Κόντρα στο ρεύμα

ΚΟΝΤΡΑ ΣΤΟ ΡΕΥΜΑ - DRAME (TEATER)

Dokumentar - Ήπειρος

ΗΠΕΙΡΟΣ

Ο ΜΥΘΟΣ ΣΤΗΝ ΠΡΑΓΜΑΤΙΚΟΤΗΤΑ

DOKUMENTAR


> Videos

> Me teper

> PDF’s

Dokumentar - Οι ήρωες πολεμούν σαν Έλληνες

ΟΙ ΗΡΩΕΣ ΠΟΛΕΜΟΥΝ ΣΑΝ ΕΛΛΗΝΕΣ

DOKUMENTAR

HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaelinikon.com

http://www.tmimaelinikon.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES