HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaellargyr.com

http://www.tmimaellargyr.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES


Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës u hap me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 414, datë 12 Nëntor 1991, mbi bazën e Institutit të Lartë Pedagogjik që ishte çelur më 1971. Ai është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor i rajonit jugor të Shqipërisë.  


Arsimi i lartë në Gjirokastër, deri sa u kalua në themelimin e Universitetit, ka patur një traditë dhe përvojë të konsiderueshme. Më 1968 u hap Filiali i Fakultetit Ekonomik (pa shkëputje nga puna) i Universitetit të Tiranës, i cili vazhdoi për 11 vjet. Një vit më vonë (1969) u hap dhe dega e Agronomisë, si Filial i Institutit të Lartë Bujqësor, e cila zgjati 10 vjet. Po në këtë vit u hap Instituti Pedagogjik 2-vjeçar pa shkëputje nga puna për përgatitjen e mësuesve për specialitete të  ndryshme. Gjithashtu, u hap dhe funksionoi për 5 vjet, Filiali i Institutit të Kulturës Fizike .       

Mbi bazën e kësaj përvoje në vitin 1971, me Vendim të Këshillit të Ministrave, filloi veprimtarinë e tij Instituti i Lartë Pedagogjik 3-vjeçar me shkëputje nga puna.

Në vitin 1981 Instituti i Lartë Pedagogjik 3-vjeçar u shndërrua në Institut të Lartë Pedagogjik 4-vjeçar. 


Për një periudhë prej 10 vjetësh Instituti i Lartë Pedagogjik 4 - vjeçar u kompletua me të gjitha profilet e përgatitjes së mësuesve, u konsolidua, u pasurua me bazë të nëvojshme materialo-mësimore. U ndërtua korpusi i ri me të gjitha mjediset e nëvojshme për mësim si dhe godina e konviktit.


Sot përbëhet nga dy fakultete, atë të shkencave natyrore dhe fakulteti i edukimit e shkencave shoqërore, të cilëve u korrespondojnë 11 departamente me rreth 30 programe studimi. Tri drejtimet bazë të studimeve në universitet janë a. pedagogjik, b.ekonomik, c. infermieri.


Në jetën e tij prej disa dekadash Universiteti i Gjirokastrës ka diplomuar studentë në të dy sistemet e studimit, të cilët shërbejnë në fusha të ndryshme të dijes dhe shkencës duke dhënë kështu një kontribut të vyer në arsimin kombëtar shqiptar. 

Universiteti, përveç një stafi mjaft të kualifikuar, është i pajisur me laboratorë, kabinete dhe një bibliotekë shkencore. Gjithashtu Universiteti është edhe qendër e rëndësishme kërkimore, shkencore dhe botuese. Ai boton periodikun e vet shkencor “Kërkime Universitare”.

Universiteti i Gjirokastrës