HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaellargyr.com

http://www.tmimaellargyr.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

Sipas Kronikës për Dropullin, shkruar nga autor anonim në fillim të shekullit XVIII, emri i qytetit lidhet me themeluesin e tij të parë, Argjyron, një pasardhës i themeluesve të parë Dropullit. Ai përmendet si një nga personazhet më të rendësishëm të rithemelimit të tretë të Dropullit në shekullin V p. Kr. Të njëjtën datë mban edhe themelimi i kështjellës së sotme të qytetit, një nga më të mëdhatë dhe më të mirëmbajtura në Ballkan. Ky është mësa duket dhe varianti më i besueshëm për emrin e qytetit, pavarësisht nga miti në lidhje me princeshën Argjyro që ka gjasa të jetë krijuar përgjatë shek XIX në kuadrin e kultivimit të ideologjisë kombëtare shqiptare

Qyteti i Gjirokastrës numëron sot  mbi 45 mijë banorë. Popullsia e qytetit përbëhet nga komunitete  të ndryshme fetare, etnike e kulturore. Një vend të rendësishme zë kimuniteti i minoritetit etnik grek.  

Në vitet 70 të shekullit të kaluar regjimi komunist e shpall Gjirokastrën “Qytet Muze”, fakt që siguroi ruajtjen e arkitekturës tradicionale, nga më karakteristiket sot në Ballkan. Për vlerat tradicionale arkitekturore, me 2005 qyteti u shpall në mbrojtjen e UNESKO-s .

Gjirokastra dallohet për nivelin e saj të lartë kulturor në të gjithë vendin. Eshtë vendlindja e udhëheqësit komunist Enver Hoxha dhe e shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare.

Sot përbën qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri nga turistët e huaj.


Gjirokastra