HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaellargyr.com

http://www.tmimaellargyr.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

C.V. PANAJOT BARKA.pdf

Dr. Panajot Barka

Të dashur vizitorë,


Më gëzim ju mirëpresim në faqën e internetit të Departamentit të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës-Shqipëri. Qëllimi i kësaj faqeje është informimi juaj në lidhje me Departementin tonë, me punën e tij në fushën e arsimit, të kërkimit shkencor dhe në përgjithësi të punës së tij akademike. Në të do të gjeni informacion për programet e studimit të Departamentit, strukturën e personelin e tij akademik, për veprimtarinë e këtij personeli dhe të studentëve të tij.


Duke vizituar faqen tonë të internetit do të vini re se Departamenti i Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës, përbën një veçori universitare të rallë. I inkuadruar në universitetin publik të Gjirokastrës dhe duke respektuar parimet universitare dhe ligjet e shtetit shqiptar, Departamenti është plotësisht i përkushtuar në kultivimin e identitetit të tij, i cili është drejtpërdrejt i lidhur me arsimin në gjuhën greke dhe kulturën e minoritetit etnik grek në Shqipëri, ashtu si edhe me studimin, njohjen dhe promovimin e qytetërimit grek, -lokal dhe në përgjithësi- për studentët e tij dhe për publikun më të gjerë.


Egzistenca, funksionimi dhe sukseset e Departamentit përbëjnë për universitetin publik shqiptar dhe palën shqiptare, një vlerë të çmuar. Për palën greke përbën departament universitar të vetmin në llojin e vet, që Greqia ka nëpër botë. Departamenti ynë nuk i drejtohet, as një auditori të huajsh, as komuniteteve emigrantesh grekë, por i drejtohet komunitetit të minoritetit etnik grek, të vetmit minoritet të Greqisë që është vital dhe me histori e kulturë të pasur.


Rrugëtimi në dekadën e tretë  të jetës së tij, përbën konfirmim të faktit se pa zhurmë e bujë, Departamenti u shndërrua në hallkë të rendësishme të historisë dhe identitetit modern të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Qindrat e studenteve të diplomuar në të morën përsipër drejtimin e arsimit në gjuhën amtare dhe u shërbëjnë interesave dhe marrëdhënieve greko-shqiptare, jo vetëm në territorin ku jeton minoriteti grek, por edhe në të gjithë Shqipërinë e Greqinë.


Të dashur vizitorë

Duke vizituar faqën tonë të internetit, jemi të bindur se do të informoheni dhe do të bëheni përkrahës dhe mbështetës të vullnetit të stafit akademik e ndihmës të Departamentit, për të çuar më përpara nivelin e studimeve të tij dhe atë të mësimdheniës, për të siguruar cilësi të lartë në punën tonë kërkimore e kulturore, për të punuar së bashku për krijimin e kushteve më të mira për të ardhmën e Deparetamentit


Përgjegjësi i Departamentit

Dr. Panajot Barka


Pershendetja e përgjegjësit të Departamentit të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek z. Panajot Barka