HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaellargyr.com

http://www.tmimaellargyr.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

Pranimi ne departament


Kushti i parë për pranimin në arsimin e lartë (universitet) është zotërimi i diplomës së shkollës së mesme. Faza e parë e procesit është plotësimi i formularit A1 ku kandidatët deklarojnë dy lëndët me zgjedhje në të cilat do të testohen.

Pas publikimit të notave të lëndëve me zgjedhje, çdo maturant ka në duar 5 komponentët e matures që i duhen për zbatimin e formulës së pikëve. Këtë llogaritje ai duhet ta bëjë përpara se të plotësojë formularin A2.

Maturanti kandidat për vazhdimin e studimeve të larta duhet të ketë fituar 5 rezultate: Notën mesatare të viteve të studimit në shkollën e mesme, 2 nota të shkallëzuara në dy provimet e detyruara, Letërsi dhe Matematikë, dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Në bazë të këtyre notave përllogariten pikët që ai fiton dhe që shërbejnë për të konkurruar për studime në IAL.

Pas shpalljes së rezultateve, kandidati duhet të plotësojë formularin A2.

Formulari A2 është aplikimi i personit që do të ndjekë Arsimin e Lartë. Në formularin A2 kandidati thekson me përparësi preferencat e tij për degët dhe departamentet të cilat dëshiron të ndjekë. Çdo kandidat mund të deklarojë në formularin A2 sa degë dëshiron.

Për regjistrimin e tij fituesi paraqet në sekretarinë e fakultetit ose të Departamentit dokumentacionin e mëposhtëm:


1. Kërkesë për regjistrim

2. Fotokopje e kartës së tyre të identitetit.

3. Diplomë

4. Katër (4) fotografi.


Kuptohet që ai paralelisht duhet të paguajë detyrimet financiare të parashikuara për të gjithël procesin