HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaellargyr.com

http://www.tmimaellargyr.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

Shoqata studentore


Studentët e departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek organizohen në organizatën, apo shoqatën e tyre studentore, që funksionon në kuadrin e Unionit studentor të Universitetit. Përfaqësues të organizatës studentore të departamentit marrin pjesë në organët kolegjale të Unionit studentor  të Universitetit.

Ajo u siguron studentëve të kenë zërin e tyre në vendimarrjën e Departamentit  si edhe të organëve të Universitetit në lidhje me mbarëvajtjen e studimeve dhe të jetës së tyre.  Kjo e drejtë ushtrohet drejtpërdrejt ose me pjesëmarrjën e përfsaqësuesve të studentëve në organët kolegjale drejtuese të universitetit, ashtu siç e parashikon ligji.

Gjithashtu u jep mundësinë studentëve të organizohen në veprimtari të tyre jashtë procesit akademik, të cilat mund të jenë të karakterit kulturor, artistik, sportiv, shoqëror etj.

Organizata apo shoqata e studentëve të Departementit është dalluar vëçanërisht në organizimin e veprimtarive kulturore. Disa prej orientimeve të këtyre vepromtarive janë ekskursionet, organizimi i shfaqjeve artistike e muzikore, organizimi i veprimtarive kushtuar datave dhe ngjarjeve historike apo festave fetare, pjesëmarrjet në festivale folklorike etj.     

Me interes të veçantë ishte shfaqja e madhe për nder të Krishtlondjeve 1999 dhe 2000. Dy vite me vonë u ngrit kompleksi artistik i studentëve “Pedhia levendomanas”. Me 2009 vuri në skenë e teatrit publik të Gjirokastrës dramën e parë në gjuhën amtare të shkruar po nga një autor  nga komunitetit i minoritetit etnik grek.   

Me 1995 themeloi traditën studentore të prerjës së pitës së ndërimit të viteve, traditë që e ruan edhe sot.