HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaellargyr.com

http://www.tmimaellargyr.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

Historiku i departamentit


Pikënisjen për krijimin e Departementit të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek duhet kërkuar diku në mes të viteve 1980. Filloi si katedër formale e Gjuhës së Re Greke në Universitetin e Gjirokastrës dhe ishte pasojë e marrëveshjës kulturore midis Greqisë dhe Shqipërisë nënshkruar në Tiranë me 1984. Qëllimi i katedrës ishte kualifikimi i mësuesve minoritarë grek në shkollat në gjuhën amtare të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Departament i pavarur universitar me drejtim mësuesi për Gjuhë dhe Letërsi Greke, u themelua në vitin akademik 1993-94 me vendim nr. 435 prot., datë 03.09.1993 të Këshillit të Ministrave.

Inisiativa për çeljen e Departamentit të Gjuhës, Letërsisë Greke i takon përgjegjësit të Katedrës egzistuese Minella Haxhi dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kërkesën drejtuar Këshillit të Ministrave për çeljen e tij e nënshkruan 23 pedagogë të Universitetit të Gjirokastrës me kombësi shqiptare e greke.

Modeli i programit të studimëve u zgjodh ai i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe duke i bërë përshtatjet e duhura në bazë të veçorive të Departamentit  të Gjuhës dhe Letërsisë Greke. Përmbante 39 lendë, 85 përqind e të cilave në gjuhën greke.

Gjatë 22 viteve të jetës të rrugës së tij të deritanishme programi i studimeve ndryshoi 6 herë.

Sot, në kuadrin e legjislacionit shqiptar, i cili adoptoi për universitetet Marrëveshjen e Bolonjës jep diplomë trevjeçare Bachelor në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek dhe diplomë MASTER profesional për Mësues në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek.

Pedagogët që morën përsipër këtë mision të veshtirë ishin personeli i Katedrës egzistuese, Minella Haxhi dhe Jani Jani dhe me pas Mihal Naçi e Panajot Barka, pasuar nga Zhuljeta Cinga, Kostando Baruta (Ksera),Mirela Karanxha (Koça), Donika Boboli, Evanthia Jovani (Baruta) dhe Olieta Polu.

Kjo përpjekje u mbeshtet që në fillim nga Universiteti i Janinës. Pedagogë nga ky Universitet morën përsipër zhvillimin e disa lëndëve specifike. Përmendim Jorgo Kapsalin, Athanasio Gotovon, Foti Polimerakin, Eleni Kurmanxin, Kosta Mizin, Magdha Sturngarin etj.

Në 22 vjetët e tij Departamentin e drejtuan përkatësisht: Minella Haxhi, Jani Jani, Niko Rogo, Panajot Barka dhe Mirela Karaxha (Koça).

Më 17.07.2006 Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me vendim nr.4440 prot, miratoi ndryshimin e emërtimit të programit të studimit të Departamentit në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek”. Këtij ndryshimi iu përshtat edhe emërtimi i diplomës.

Më 9 Tetor 2007, u nënshkrua Marrëveshja e re e Bashkëpunimit midis Universitetit të Gjirokastrës dhe atij të Janinës. Midis të tjerash parashikonte ristrulturimin e Departamentit të Gjuhës, Letërsisë e Qytetërimit Grek. Qëllimi ishte ngritja cilësore e përmbajtjes së diplomës së Departamentit dhe njohjen e tij nga autoritet Greke

Programi i studimit u hartua i njëhsuar me departamente homologe të universiteteve greke. Përfshinte 58 tituj studimor 10% e të cilave në gjuhën shqipe. Realizimi i programit të studimit, duke filluar nga viti i parë, 2007-2008, realizohej me ardhjen e pjesëtarëve të stafit akademik (ΔΕΠ) të Universitetit të Janinës.  Shpresat që ushqeu zbatimi i marrëveshjës trefishoi numrin e studenteve dhe promovoi Departementin si model për universitetet shqiptare. Për arsye kryesisht subjektive Marrëveshja u ndërpre pas dy vjetesh funksionimi. Departamentit iu desh të ndryshojë serish programin e studimit dhe strukturën e tij.

Deri tani u diplomuan në këtë Departament afro 260 studentë nga afro 420 të regjistruar gjithsej. Shumica e tyre janë të përkatësisë etnike greke. Nga të diplomuarit  rreth 53% ushtrojnë profesionin e mësuesit. Departementi radhitet në krye të departamenteve të tjera përsa i perket punësimit të të diplomuarve të tij. Shifrat flasin për një përqindje prej 77%. Kjo përqindje e lartë punësimi i dedikohet faktit se të diplomuarit e Departementit mbulojnë gjithë nëvojat për vende pune që kërkojnë njohjen e mirë të gjuhës greke , ashtu si edhe të gjuhës shqipe.   

 Departamenti i Gjuhës, Letërsisë & Qytetërimit Grek disponon bibliotekën e vet si dhe ambjente të veta për zhvillimin e veprimtarisë akademike, kërkimore e shkencore. Biblioteka funksionon që nga viti 2001 me rreth 2 000 tituj librash.

 Gjatë 22 vjetëve të jetës së tij Departamenti zhvilloi veprimtari të lavderueshme, kulturore, shkencore, krijuese e botuese brenda dhe jashtë vendit. Vendosi marrëdhenie me universitete dhe institucione të tjera universitare në Greqi, Qipro, Bullgari, Italinë e Jugut. Marrëdhënie bashkëpunimi vendosi edhe me fondacione të tilla të rendësishme si, “Onasi”, “Llatsi”, “Kosta & Eleni Urani”.

Gjatë vitit akademik 2008-2009 në Departamentitn e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, paralelisht me programin akademik funksionoi për herë të parë edhe programi një vjeçar i mësimit të gjuhës dhe njohjës së kulturës greke. Ndoqën programin 86 të interesuar.


  • STUDENTET
  • PUNIME SHKENCORE
  • KONTAKTO
15-vjetori i Departamentit (video)

Ndiq Video