HOME  DEPARTAMENTI PERS. AKADEMIK KULTURE STUDENTET KONTAKT


Τel: +355 692799707 | +355 695392939

E-Mail: info@tmimaellargyr.com

http://www.tmimaellargyr.com

DEPARTEMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK   

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

DEPARTAMENTI I GJUHES LETERSISE & QYTETERIMIT GREK - UNIVERSITETI I GJIROKASTRES

Pranimet Shoqata studentore Fjala e studentit

<<<  #  >>>

STUDENTET


Në vitin akademik 1993-94 u vendos shndërrimi i Katedrës formale të Greqishtës së Re në Universitetin e Gjirokastrës, në department të rregullt me studentë qëllimi I të cilit ishte përgatitja e mësuesve për gjuhë dhe letërsi greke. Numri i lejuar ishte 15 studentë.   

Kur gjithçka ishte gati për fillimin e vitit të parë akademik të Departamentit një zhvillim i paparashikuar vuri gjithçka në rrezik. 8 nga 15 studentë të regjistruar si studentë fitues të tij fituan të drejtën e studimeve universitare edhe në Greqi, madje me bursë të shtetit grek. Në rast se ata do të largoheshin, studimet në Departamentin e sapo lëjuar nuk mund të fillonin.  

Por fituesit bursistë për studime në Greqi morën një vendim të lavdërueshëm. Nuk do të shkonin për studime në universitetet greke, nëse Institucioni i Bursave Shtetërore Greke do të transferonte shumën e bursave të tyre për 15 studentët e vitit të parë në Departamentin e ri në Universitetin e Gjirokastrës. Kështu u bë. Që atëherë u vendos që çdo student që ndiqte studimet në Departementin e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës përfitonte bursën prej 1150 Euro. Kjo traditë u ndërpre në vitin 2009.


Në Departamentin e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek u regjistruan gjithsej 420 φοιτητές. Përfunduan studimet afro 260 prej tyre, shumica e të cilëve i përket komunitetit të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

13% prej tyre janë të përkatësisë etnike shqiptare. Vazhdojnë studimet 25 studentë.

Nga të diplomuarit një pjesë prej 33% ushtron profesionin e mësuesit. Departamenti rreshtohet në krye të departamenteve të tjerë të Universitetit të Gjirokastrës përsa i përket punësimit të të dilomuarve në përgjithësi. Bëhet fjalë për një përqindje punësimi prej 77 % . Kjo përqindje e lartë punësimi lidhet me faktin se të diplomuarit e Departamentit kanë mundësi të punësohen në të gjitha ato vende pune që kërkojnë, përveç të tjerash edhe njohjen e mirë të gjuhës greke dhe asaj shqipe. Nga të diplomuarit e Departamentit 8 janë pedagogë universiteti. Një numër i madh nga të diplomuarit, 90 veta, punojnë në sektorin privat si nëpunës privat. Nëpunës publik, përveç arsimtarëve numërohen 19 të diplomuar dhe të vetëpunësuar 25.  Pjesa tjetër ka kërkuar kushte më të mira jetese në Greqi ose në vende të tjera.

Profesionet më të preferuara, që kanë lidhje me diplomën, përveç mësuesisë, janë: shoqërues turistësh, përkthyes, gazetarë, sekratarë.